Bejko: Kur thua Berisha njësoj sikur ke thënë dhunë, po izolon veten

0
10

Z.Roland Bejko, Sekretar për Pushtetin Vendor nga studio e lajmeve në MCN TV teksa ka diskutuar mbi zhvillimet në PD, u shpreh se ata janë duke u përgatur për një rrugë të gjatë politike.

Ndërsa u ndal te dhuna e 8 janarit në selinë blu, Bejko tha se Berisha përdor të gjitha mjetet që të arrijë qëllimet e tij për interesat personale, madje duke e krahasuar edhe me Ramiz Alinë.

Sipas tij e gjithë kjo që po ndodh është fakti se Berisha do që ti tregoj ëamerikanëve se nuk ëhstë aspak e lehtë të merresh me të dhe sa i përket mundësisë që ai të marrë PD kjo sipas Bejkos ska për të ndodhur kurrë, ndërsa e faturoi të gjithë këtë situatë si një ndihmë për Edi Ramën

Intervista e plotë

Z. Bejko, PD po përgatitet për zgjedhjet e pjesshme vendore. Grupi i Rithemelimit ka njoftuar se do ketë kandidatët e saj ndërsa edhe LSI ka njoftur se do ketë emrat e saj. Po PD?

Kandidatë dhe emra nuk ka , se ska qenë në axhendën e diskutimeve kjo çështje pasi siç e patë edhe data e zgjedhjeve u krye në mënyrë të shpejtë sot pasdite do takohemi dhe vendosim me forumet e partisë. S’jam informuar çfarë ka ndodhur mes Metës dhe Ballës por kontaktet duhet të jenë me lidershipin e PD dhe anëtarët e saj por sot do kemi takim dhe do kemi informacioner e nevojshme.

Z. Bejko, keni përjashtuar 4 deputetë, keni humbur aleatët. A është kjo rruga që u çon drejt fitores në zgjedhjet e pjesshme?

PD po pregatitet për një rrugë të gjatë dhe po merr vendime të vështira për këtë na kanë ndihmuar shumë faktorë. Pas 8 janarit dhe sulmet që ndodhën dhe mbi selinë kur ata sulmonin njeri-tjetrin kuptuam se Berisha për interesat e veta personale përdor të gjitha mundësitë përmes formave jo demokratike për ta hedhur në dorë PD dhe tu tregojë amerikanëve se nuk është e lehtë të merren me të. Akuzat e hedhura mbi të nga SHBA janë të drejtëpërdrejta dhe koha po e vërteton se janë të vërteta. Kjo është shumë e rëndë për të dhe familjen e tij kjo është e rëndë po si japim dot ndihmë të mbajë PD peng. Me çfarë sigle do dalin aty lind pyetja se ato i ka tjetër kush se sjanë çmendur të gjithë të shkojnë pas një personazhi. Me dhunën që bëri në 8 janar reagimi i menjëhershëm i gjithë ambasadave në Shqipëri ka qenë i tillë që dënoi dhunën dhe aktorët e saj. Berisha sa vjen dhe po izolon veten. Kur thua Berisha është njësoj sikur ke thënë dhunë.

Z. Bejko, e pamë një ditë më parë, që z. Basha u prit me protesta. Si do të fitohet besimimi i demokratëve?

PD po punon për terma afatgjatë. Personat që sulmojnë me vezë dhe fjalë fyese janë persona të nxjerrë nga Berisha janë metoda komuniste sic bënte Ramiz Alia në kohën e tij. Berisha po përdor dhunë dhe presion mbi kryetarin e PD dhe në vazhdin që nga 9 shtatori duke shpifur përditë për ta identifikuar Bashën si armikun e demokracisë. I gjithë skenari që ai po bën për të marrë PD në dorë që ska për të ndodhur kurrë thjesht po ndihmon Edi Ramën.

Shkruaj nje koment