Bejko: Meduza e krimit është Rama, Tahiri instrument në duart e tij

0
291

Kreu i PD Gjirokastër Roland Bejko nuk mjaftohet me dorëheqjen e ministrit të brendshëm Saimir Tahiri. Për Jugunews.net zoti Bejko e ka cilësuar këtë dorëheqje të pamjaftueshme dhe aspak racionale që të përmbushë kërkesat e opozitës shqiptare. Të gjithë e dimë që koka e Meduzës është Edi Rama dhe dorëheqja e Tahirit, nuk sjell asnjë ndryshim, përkundrazi, tenton të shitet si kolateral qeveritar ndaj kërkesave të opozitës shqiptare. Jo, këtë nuk e pranojmë kurrësesi. Koka e krimit është Edi Rama ndërsa Tahiri, ka qenë thjesht një instrument në duart e tij. Koka e Meduzës ka qenë dhe është Edi Rama pasi ai projektoi kanabizimin e vendit, trafikun e drogës dhe trafiqeve të gjithëfarëllojshme në dëm të shqiptarëve dhe vendit. Opozita nuk mjaftohet me dorëheqjen e Tahirit, por me dorëheqjen e qeverisë së krimit me në krye vetë Meduzën. Nuk tërhiqemi dhe skemi ndërmend të tërhiqemi nga ideja e formimit të një qeverie teknike me qëllim, përmbushjen e standarteve zgjedhore pasi ky është misioni i opozitës dhe premtimi që ka marrë në sytë e shqiptarëve-është shprehur Bejko. Ndërkohë sipas kreut demokrat gjirokastrit, Edi Rama më në fund legjitimoi akuzat e opozitës se qeveria kanabizoi vendin dhe kriminaloizoi ekonominë. Vetë kryeministri Rama, e quante Tahirin ministrin më të mirë dhe mohonte kategorikisht që vendi të ishte kanabizuar, atëherë lind pyetja, përse e largoi Tahirin Rama?-mbyll Bejko.

 

Shkruaj nje koment