Bejko- Meleq jep dorëheqjen të shpëtosh

0
602

Disa orë pas publikimit të skandalit që ka në epiqendër drejtorin aktual të Zyrës së Rregjistrimeve të Pasurive të Paluajtshme në Gjirokastër, ka ardhur edhe reagimi i menjëhershëm i kreut të PD Gjirokastër Roland Bejko. Në një status të publikuar në rrjetin social Facebook, zoti Bejko, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të drejtorit të Hipotekës Meleq Karabina, pikërisht për arsyet që ngrihen në shkrimin e publikuar nga Jugunews. Përvecse është në konflikt të pastër interesi, Bejko ka apeluar tek Karabina, që të shpëtojë nga drejtësia sa më parë duke dhënë dorëheqjen, pasi sipas tij, ai ka shkuar aty për t’iu përgjigjur një klani të caktuar ndërtuesish.

Ja dhe reagimi i plotë i kreut të PD Gjirokastër Roland Bejko.

Konflikt Interesi- të dorëhiqet sa më parë drejtori i Hipotekës Gjirokastër

Portali Juguneës ka botuar sot një shkrim ku në bazë të dokumentave dalin qartë tre probleme:

  1. Drejtori i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive, ose siç thuhet rëndom, i Hipotekës, Ishkryetari i PS në opozitë, është shkarkuar për shkak se nuk ju është bindur interesave të një klani ndertuesish të lidhur ngushtë me Rilindjen.
  2. Drejtori i emeruar z. Karabina është në konflikt të pastër interesi sepse bashkëshortja e tij dhe firma ku ai ka punuar rezultojnë debitore në shuma të mëdha ndaj shtetit pikërisht për çeshtje hipotekash.
  3. Z.Meleq Karabina e kanë çuar si mish për top në atë pozicion. Herët a vonë do perfundojë në burrg.

Si qytetar, për aq njohje sa kemi i sugjeroj Z. Karabina të shpetoje kokën duke dhene sa me parë dorheqjen dhe të mos bëhet kurban i të tjerëve.

Si drejtues i opozitës lokale i kërkoj z. Karabina dorëheqjen e menjëhershme se është në konflikt të pastër interesi.

 

 

Shkruaj nje koment