Bejko ne takim me banoret e Lazaratit : Se bashku me 25 prill i japim rilindjes denimin qe meriton , votoni per te ardhmen tuaj dhe brezave qe do te vijne!

Kandidati per deputet i PD per Qarkun e Gjirokastres z.Roland Bejko eshte ndalur kete mbremje ne fshatin Lazarat . Ne takimin me banoret e zones z.Bejko u ka ofruar mbeshtetjen e tij absolute njeherazi ka kerkuar qe se bashku ti japin kesaj qeverie denimin qe meriton me vote ne 25 prill.
“Lazarati eshte nje nga fshatrat qe perjetoi me keq egoizmin dhe arrogancen e rilindjes . Ekonomia u rrenua ndersa vendi u shpopullua. Askush nuk mund ti harroje ato qe beri per tete vite qeveria Rama per Lazaratin per Gjirokastren per gjithe Shqiperine. “


Z.Bejko ka shpalosur dhe planin ekonomik te PD dhe se si synon kjo parti me ardhjen ne pushtet te rimekemb vendin e shkaterruar nga politikat e gabuara qe ka ndjekur deri tani PS. Rikthmin e te rinjve ne vendin e origjines dhe investime konkrete ne shume sektor si per bujqesin , blegtorine apo dhe turizmin te cilet jane lene ne meshire te fatit.

Lazarati kerkon dike qe ti sheroje plaget e thella te se shkuares qe ende jane te hapura , kerkon vemendjen qe i ka munguar per tete vite rresht , e kush me mire se djali i ketij fshati i njeh dhe i ndjen problemet e cdo banori . Perfaqesimi i Lazaratit e Gjirokastres ne kuvendin e Shqiperise ka tashme kandidaturen e duhur , se bashku per nje te ardhme te mire!

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment