Bejko: Opozita e ka zënë Ramën shah-mat

0
474

Kreu i PD Gjirokastër Roland Bejko, ka dhënë një intervistë për Zjarr TV me gazetarin e emisionit “Flakë për Flakë” Aulon Kalaja. Zoti Bejko në intervistën e tij, ka folur për protestën e organizuar nga opozita dhe “Tendën e Lirisë” ku po frekuentohet gjithmonë e më tepër nga qytetarë shqiptarë mes të cilëve edhe shumë e shumë gjirokastritë. Sipas Bejkos ka ardhur momenti, që shqiptarët të drejtohen nga një qeveri e përgjegjshme dhe jo peng e trafiqeve dhe fenomeneve që dëmtojnë vendin. Nëse ka shqiptarë që duan të ndërtojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre, sot është momenti dhe dita dhe ata duhet të jenë me ne në shesh. Kanë një garanci shumë të madhe sepse kanë një PD që sot drejtohet nga një staf i ri që ka ambicje dhe etje për ta zhvilluar dhe cuar Shqipërinë përpara sepse me një lider si Lulzim Basha i cili është mendjehapur ku ka dhënë prova dhe unë kam patur fatin të punoj me të në kohën e liberalizimit të vizave për shqiptarët në grupin e ekspertëve dhe kudo që shkonim në Europë, merrnim përgëzimet më të mira dhe e quanin avantazh më shumë që kishte Shqipëria për të përfituar liberalizimin e vizave falë edhe performancës së shkëlqyer që kishte Lulzim Basha-është shprehur zoti Bejko.

Shkruaj nje koment