Bejko: PD unike në Gjirokastër, ‘fake news’ pjellë e portaleve të majta

Portale që kontrollohen nga e majta dhe financohen nga të ardhurat publike të njërës prej Bashkive në Gjirokastër, po përhapin lajme të trilluara dhe tërësisht fantazi e sëmurë e personave që nuk kanë asnjë lidhje me gazetarinë. Një prej portaleve që ka përhapur si virus një lajm tërësisht të tipit fake news, Argjirolajm, ka publikuar një lajm të gënjeshtërt që ka për detyrë, keqinformimin e publikut (të atyre të paktë që e ndjekin) ku në epiqendër, ka qenë zoti Roland Bejko. Fantazia e artikullshkruesit të kësaj gjysmë mediaje, ka kaluar kufirin e imagjinatës së sëmurë duke pjellë një lajm të gënjeshtërt a thua sikur zoti Bejko, ia ka nxjerrë armët Bashës për ta vënë në listën e kandidatëve për deputet në Gjirokastër, se në të kundërt, Lazarati nuk e pranon dhe për pasojë do kundërshtojë cdo kandidaturë tjetër të PD përvec Roland Bejkos.
I detyruar për të informuar objektivisht një grusht njerëzish që e ndjekin këtë gjysmë këpucë medie virtuale ku i referohen (për fat të keq) edhe media serioze si 360 gradë, apo ndonjë media tjetër që ra në kurthin e këtij ‘fake news’, vetë zoti Bejko, ka reguar në statusin e tij në FCB, ku Jugunews.net po i referohet.
Sqarimi i plotë i zotit Bejko në statusin e tij në FCB.
Po qarkullon një lajm në portale referuar një fake news të publikuar nga një gazetë e majtë se me gjasë unë “i forti” me origjinë nga Lazarati paskam “kërcënuar z. Basha për ti kërkuar me çdo kusht kandidimin tim se ndryshe Lazarati nuk do votojë PD.
Kjo është një shpifje e ulët e trilluar nga një Çer i Rilindjes që zotron portalet libohova online, argjirolajm.net, etj.
E vërteta është që mediat i janë referuar një shkrimi të një dite më parë të portalit të majtë Argjirolajm.net sikur ky portal të ishte nën administrimin tim.
Kjo është gënjeshtër. Dhe shkrimin e këtij rilindsi me titull ” Çdo bëjë Basha me Roland Bejkon” ma kanë faturuar sikur e ka bërë portali im. Nëse do ishte portali im dhe nëse do ta kisha bërë unë vet a me porosi këtë shkrim, po, ashtu mund të merej, si kërcënim. Por ky portal është i Rilindjes. Shkrimin as e kam bërë dhe as e kam porositur unë. Sepse nuk kam nevojë për një të tillë paçavure. Kjo shpifje e madhe mendoj se është bërë enkas për të prishur imazhin tim. Mjafton të thuhet se është nga Lazarati, dhe me njëherë për ata që nuk më njohin jepet ideja e “të fortit”.
Jo mor zotrinj. Unë jam pedagog në Universitetin e Tiranës, ish student i shkollës së famshme franceze ENA, me master e doktorant në Paris etj. Nuk është në kulturën time kërcënimi për më tepër ndaj Kryetarit të PD z. Lulzim Basha. Nuk kam nevojë as të kërcënoj dhe as të ndërhyj për të qenë deputet. Nuk kam asnjë kontakt me z. Basha. Po e pres me qetësi vendimin e PD dhe po përgatitemi për fitore. Më mjafton mbështetja dhe respekti i bashkëqytetarëve të mi. Më mjaton kontributi 27 vjeçar që nga dhjetori i vitit 1990. Po, unë jam nga Lazarati me origjinë. Por rrugëtimin tim politik e kam nisur që në dhjetor të vitit 1990. Pa mbështetje nga “lartë”, pothuajse i vetëm, duke besuar se mjafton të mbështetesh mbi vlera të sinqerta morale, fondamentale për një të djathtë, mjafton ta duash dhe ta mbrosh lirinë, luajal dhe fleksibël, punëtor dhe këmbëngulës dhe gjithkush mund tja dalë, herët a vonë. Pra, herët a vonë aspiratat mund të bëhen realitet edhe kur je vetëm edhe kur je me origjinë nga Lazarati “i padëshiruar”. Të tjerat ka kush i vlerëson. I ftoj të gjithë portalet ta heqin këtë fake neës nga qarkullimi.
Sa për klanet në PD, të gjitha janë fantazi. Nuk ka klane në PD e Gjirokastrës. Ne nuk jemi tribalë që ta ndërtojmë marrëdhënien tonë shoqërore dhe politike mbi themele konflikti dhe mbi struktura tribale. Jo. Ne jemi të gjithë bashkë, të gatshëm për fushatën dhe të bindur në fitore në 25 qershor.
Me një fjalë, ky lajm është shpërndarë pa asnjë provë dhe kjo do të thotë se qenia ime kandidat i ka frikësuar shumë qarqe që duan që në momentet e fundit të më fusin në konflikt me z.Basha. E ftoj z. Zhei, si profesionist me integritet që është dhe gjithë mediat e tjera që ta heqin nga qarkullimi këtë trillim të shëmtuar, marrë nga një tjetër media e majtë.
Me respekt, Roland Bejko
Shënim: Foto ilistruese që vërteton se sa “të përçarë” jemi ne në PD e Gjirkastrës.
Me z. Altin Çomo dhe Aartim Biraçi, dy nga eksponentë kryesorë të “klanit” tjetër. O pika që nuk ju bie o gazetaruc të Rilindjes, mos na ngatëroni me veten?!
Do na shikoni në fushatë se sa të përçarë jemi.
Klikoni poshtë për të parë fake news nga Argjirolajm ku i është referuar edhe 360 gradë.

48 orët vendimtare/ Çfarë do të bëjë Basha me Roland Bejkon?

 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment