Bejko “skanon” kandidatët e PS: Të djegur, në kufijtë e të pamundurës

I ftuat në emisionin “STOP”, duke folur për kandidatët në listat e partive , kandidati i PD z.Roland Bejko ka skanuar emrat e PS në Qarkun e Gjirokastrës . Z.Bejko është shprehur se kandidati i PS Bledi Çuçi është i djegur në qarkun e Gjirokastrës dhe se për të dalë deputet duhet të luftojë brenda partisë me kandidatët e tjerë. Z.Bejko ka theksuar se në këto 8 vite Çuçi nuk ka bërë asgjë për Gjirokastrën .
Pjesë nga intervista:
ÇenkoBledi Çuçi e kryesonte listën në zgjedhjet e para ndërsa tani renditet i treti në listë. Si e sheh këtë lëvizje?
Bejko: Ky është thjesht një bllof. Çuçin e kanë vendosur të tretin në listën e kantidatëve për disa arsye.
E para, jo vetëm Çuçi por shumë figura që i kishte ministra formal i ka vendosur në kufijtë e të pamundurës.
Bledi ka një përgjegjësi shumë të madhe si ministër i brendshëm, i cili nuk është shprehur për krimin dhe kanabizimin e ekonomisë lokale të periudhës 2014-2017. Nuk foli fare kur e gjithë zona ishte e mbushur me drogë. Eshtë përgjegjësi për votat e mara nga presioni që u është bërë qytetetarëve, duke I blerë ata me para kriminale të nxjerra nga kanabisi i mbjellë. Bledi, Mirela dhe Laerti kanë përgjegjësi! Bledi e të gjithë! Rama i ka vendosur në këtë kufi për t’u thënë: Ju lash të bëni çfarë deshët 8 vite? Tani jeni borxhlinj, të bëni çfarë të doni. Ju duhet të më jepni mandatin që kërkoj po nuk ma dhatë u dogjët.
Dhe kështu i ka vendosur në kufijtë e të pamundurës.
Bledi, për mendimin tim, është i djegur. Ai ka vetëm një varkë shpetimi. Ai duhet të luftojë me Laertin dhe Mirelën që të marri vota në mënyrë që të sigurojë votat që i duhen sipas kodit zgjedhor
Pra, Bledit do t’i duhen 12-13mijë vota nëse është ky numër votuesish .

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment