Bejko: Përulje ndaj demokratëve gjirokastritë, meritë e padiskutueshme e liderit Basha

0
744

Në kushtet kur është arritur marrëveshja që i jep fund krizës politike disamujore, duket se PD, po fillon seriozisht përgatitjet për të hyrë në zgjedhje.

Në një postim në FCB, kreu i PD Gjirokastër Roland Bejko, falenderon të gjithë aktivistet anëtarët dhe simpatizantët demokratë gjirokastritë, për mundin dhe sakrificën tre mujore të treguar përgjatë protestës në Tendën e Lirisë ndërkohë që ka bërë thirrje që deri në nënshkrimin e marrëveshjes, demokratët do të qëndrojnë të palëkundur në aulën e lirisë dhe duke përfituar nga rasti, i’u është drejtuar demokratëve gjirokastritë, se do të jenë sot në të.

Postimi i plotë i zotit Bejko.

Përulje me respektin më të madh dhe mirënjohjen më të thellë para gjithë atyre grave dhe burave, të rejave dhe të rinjve gjirokastritë dhe të gjithë Shqipërisë që për tre muaj resht nuk reshtën së protestuari 24/24 deri sa e gjunjëzuan, e bënë të tërhiqej dhe e nxorën cullak faqe botës për gënjeshtrat dhe arrogancën e tij Kryeoligarkun makut.

Meritë e padiskutueshe e liderit të PD z.Lulzim Basha për pathyeshmërinë dhe vizionin e treguar.

Falenderim të veçantë për ata intelektualë; profesorë, akademikë, gazetarë, analistë, aktivistë të shoqërisë civile etj që ju bashkuan aksionit tonë politik dhe ndihmuan me idetë e tyre kauzën tonë të përbashkët, kauzën për zgjedhje të lira dhe për një Shqipëri pa krimin.

Përpara për Republikën e Re !

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here