Bejko: Pozicioni i Bashës ndaj Berishës delikat, mund të përçajë PD-në

0
677

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, z.Roland Bejko, thotë se pozicionimi i Lulzim Bashës ndaj çështjes së SHBA-ve dhe Sali Berishës mund ta përçajë partinë. Ai e konsideron moment delikat për PD-në pasi në të dyja rastet edhe nëse del kundër tij, PD do të futet në konflikt dhe mund të ndahet.

Në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, Bejko tha se Basha shumë gjëra i ka zgjidhur me heshtje dhe mbase ai pret ndonjë sinjal të SHBA, ose ndonjë informacion tjetër për t’u deklaruar në qëndrimin e tij.

“Mbase ai pret që gjërat të rrjedhin vetë, apo që SHBA ta lërë me kaq, të mos e shtyjë më tej,” – analizoi Bejko si “rrugën më konformiste” të Bashës, por ai këmbënguli se kjo nuk ka për të ndodhur, sepse, sipas tij amerikanët “kur e nisin diçka e çojnë deri në fund”.about:blank

“Kur Kim na vuri ne dilemën që të mos hamë barë, ata mund të bëjnë diçka më të rëndë, që t’i marrin deputetët me radhë dhe t’u thonë siç u thanë për reformën në drejtësi, kaloni njëherë nga ambasada,” – paralajmëroi Bejko.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here