Bejko reagon ndaj Kumbaros: E veshët himnin kombëtar me strece

0
101

Skandali me himnin kombëtar të publikuar nga Mirela Kumbaro, nuk ka kaluar pa reagimet nga përfaqësuesit më të lartë politikë të opozitës në Gjirokastër.

Kreu i PD Roland Bejko, i ka kujtuar ministres Kumbaro se deformimi i kolonës zanore të himnit kombëtar është i papranueshëm dhe unikal dhe i paprecedentë në botën perëndimore.

Regimi i zotit Bejko ndaj Kumbaros !

Po çfarë meritojnë shqiptarët Mirela, imponimin e shijeve tuaja estetike dhe artistike?! E veshët dhe himnin kombëtar me streçe kështu?!
Po nuk është vetëm juaja Shqipëria që e trajtoni si pronën tuaj, është edhe jona, është dhe e atyre shqiptarëve që janë përtej nesh. Më gjej një rast të tillë të ngjashëm në botën perëndimore ku të jetë bërë një miksim i tillë me himnin kombëtar.
Nejse, fija zj. Ministre këputet duke u holluar, zullumi duke u trashur. Vazhdoni se mirë e keni

Shkruaj nje koment