Bejko: Respekt dhe mirënjohje për mësuesit tanë !

0
162

Kryetari i PD Gjirokastër Roland Bejko, me rastin e 7 marsit, ka shprehur mirënjohje të thellë për mësuesit. Në një status në rrjetin social FCB, zoti Bejko, analizon me detaje rolin e mësuesit në kohët e sotme dhe në kohën e diktaturës.

Sipas zotit Bejko, në pushtetin e socialistëve, mësimdhënësi e ka humbur statusin e shtresës së mesme për të zbritur në atë të ultën cka rezulton se sot mësuesi është i varfër.

Mësuesit ndihen të diskriminuar ndërkohë që në pushtetin e demokratëve, pagat e mësuesve u rritën shumë herë, ndërkohë që sot, nuk kanë pësuar asnjë rritje.

Statusi i plotë i zotit Bejko.

RESPEKT DHE MIRËNJOHJE PËR MËSUESIT TANË !

Edhe pse dukej si një profesion që ushtrohej në kushte relativisht komode, krahasuar me ata që shiun, erën dhe vapën i kalonin në kurriz, që kur kam qenë fëmijë, gjithmonë e kam vlerësuar si të vështirë profesionin fisnik të mësimdhënësit.

Por, më shumë se për arsye pedagogjike, metodologjike, psikologjike dhe sociale, mësuesin dhe pedagogun e kanë rënduar pushtetet dhe politika..

  • Në diktaturë mësimdhënësi përveçse mësues duhet të ishte edhe përcjellësi te brezi i ri i ideologjisë marksiste-leniniste dhe mësimeve të Partisë dhe të “shokut” Enver. Më dramatike bëhej situata për të kur mësuesit i duhej të udhëtonte në këmbë deri edhe 10 km për të shkuar në shkollën e fshatit N në shi e në dëborë. Dhe nëse refuzonte, apo u bënte “hile” mësimeve të partisë, gati e kishte vendin te “7 penxheret, apo në Spaç.
  • Në demokraci mësuesit i kanë rënë në qafë partitë dhe pushtetet duke dashur që ata të ishin militantë të tyre, në mos po frika për humbjen e vendin të punës u qëndron përditë mbi kokë akoma si shpata e Demokleut.

Që nga koha e dyfishimit të pagës së realizuar nga qeveria Berisha, sot me Rilindjen mësimdhënësi e ka humbur statusin e shtresës së mesme për të zbritur në atë të ultën.
Sot mësuesi është i varfër!

Pamundësia financiare i ka lodhur dhe demotivuar jo pak prej tyre.

Kështu që sot në ditën e tyre të 7 marsit, mësimdhënësit meritojnë përpara urimeve një reflektim të fortë nga pushteti i Edi Ramës për të ndyshuar për mirë në rradhë të parë situatën e tyre ekonomoke nëpërmjet rritjes së ndjeshme të pagës, por edhe përmirësimin dhe modernizomin me standartet evropiane të mjediseve të tyre të punës.

Arsimimi duhet të jetë prioritet i prioriteteve për formimin e një individi sfidues të realiteteve të vështira lokale dhe globale.

Pra, le të shprehim sot urimet më të mira dhe mirënjohjen tonë më të thellë për mësuesit, pedagogët dhe lektorët tanë, për gjithë kontributin që ata kanë dhënë dhe japin për shpërndarjen e dijes te brezat e rinj si dhe për sakrificat që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë për të përballuar jetesën e tyre të vështirë !

Respekt dhe mirënjohje pa fund për ta !

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here