Bejko: Shqipëria vendi i dytë më i korruptuar në botë falë Edi Ramës

Z.Roland Bejko ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin A-Show me gazetarin Adi Krasta në Syri Tv nga ku deklaroi se Edi Rama ka bërë që Shqipëria të jetë vendi i dytë më i korruptuar në botë.

Z.Bejko theksoi se Rama po e çon vendin drejt lindjes, prandaj do të përfundojë karrierën.

“PD është krijuar si parti e lirë, e rebeluar ndaj pushtetit komunist. Në PD bënin pjesë ish-të përndjekurit politikë, ish-pronarët, por edhe liberalët që përfaqësuan ndryshimet politike rrënjësore në vitet 1990 në vend. Rama përdori skemën gati të deformimit të votës të shqiptarëve, kjo duhet të ishte në thelb të analizës së Partisë Demokratike.

Edi Rama është i palumtur sepse ka të gjitha pushtetet dhe e kupton se fati i Shqipërisë është drejt Perëndimit e jo drejt lindjes komuniste. Koha do vërtetojë sesa i pavarur do jetë SPAK-u. Shqipëria është vendi i dytë më i korruptuar në botë. Basha është përballë sfidave të reja, duhet të sjellë ndryshime, që PD të triumfojë”, deklaroi Bejko.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment