Nga Roland Bejko
Sipas ortakëve të tij, KY pasi bleu detyrën me paratë e drogës, nuk i donte më ato.
I kish ndryshuar guti.
Ryshfetin e donte në DIAMANTE-thonë “çunat” e tij.
Prandaj në sulmin që bëri mbi Lazarat urdhëroi bashibozukët e tij të bastisnin çdo shtëpi, të kontrollonin çdo sirtar dollapi e komoje, çdo skutë e çdo pus, deri sa të gjenin bizhutë dhe paratë e fshehura nga banorët.
Prokurori i komunizmit, Taku-uturaku i porositi bashibozukët e Sajmirit të gërmonin edhe bahçetë e oborret e shtëpive se aty sipas tij ishin fshehur paratë dhe “Djamantet”.
Me sa duket paratë e gjetura i kanë ndarë bashibozukët, bizhutë, Sajmiri.
I duheshin për gruan dhe mëmën….
Po byzyliqet e burgut si i do, prej floriri apo me gurë zwarovzki?
Në Lazarat Sajmiri vodhi famën, paratë dhe bizhutë, konsolidoi pushtetin personal që ja tronditi avioni i Riformatos që i ra si mushkonjë në Divjakë, u hodhi hi syve shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, me eufori të çmendur mbyti Evropën me drogën e “çunave të policisë që duam”, dhe në fund?
Në fund budallait me shumë gjasë do ti mbeten në duar vetëm “byzylyqet”!
Harami nuk bëhet hallall, mor idiot !