Bejko takim me banorët e lagjeve të sipërme të qytetit : Gjirokastra po shkatërrohet , me qeverinë e re pas zgjedhjeve të 25 prillit do të mar fund gjithçka !

Kandidati për deputet i PD në Qarkun Gjirokastër z.Roland Bejko është ndalur sot në disa lagje të qytetit të Gjirokastrës ku ka parë nga afër problematikat me të cilat përballen çdo ditë banorët e zonës. Sipas z.Bejko , Gjirokastra po shkatërrohet nga dita në ditë por më 25 prill do të mar fund gjithçka pasi qeveria e re do të bëjë çdo gjë për tê mirën e qytetarëve gjirokastrit të cilët më shumë se kurrë janë të braktisur.

“Punimet për shtrimin e linjës së ujësjellësit ua kanë shkatëruar rrugët dhe rrugicat banorëve të Manalatit, Dunavatit, Palortosë e Cfakës.

Balta, gurrët dhe mbetjet e shumta e kanë bërë të pamundur lëvizjen e mjeteve. Manalati i Parë është plotësisht i izoluar. As ambulanca, as zjarrëfikësja, as kamioni i plehrave nuk kanë mundësi lëvizjeje në këtë lagje qyteti.

Janë çarë tubot ekzistuese të ujit të pijshëm, dhe në disa vende ato janë trazuar edhe me ujërat e zeza.

Banorët kanë kohë që ankohen, por askush nuk e vë ujin në zjarr për shqetësimet e tyre, për më tepër kur rreth 50 familje në këto lagje janë në kushte izolimi për shkak të pandemisë.

Vetëm në Shqipëri ndodh që të ndërhyet në zonat muzeale pa asnjë kusht teknik. Kurse rehabilitimi i kalldrëmeve me cilësinë dhe kushtet teknike të kërkuara, as që është çështje në diskutim.

Gjirokastra po shkatërohet në emër të zhvillimit.

Me qeverinë e re pas zgjedhjeve të 25 prillit do t’i jepet fund abuzimit me fondet publike, punimeve jashtë kritereve teknike dhe rëndimit të jetës së qytetarëve si në rastin në fjalë.”

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment