Bejko takim me strukturat e PD ne Gjirokaster : Do bejme gjithcka per bashkimin e demokrateve

0
10

Drejtuesi politik i PD per qarkun Gjirokaster Roland Bejko ka zhvilluar diten e sotme nje mbledhje me strukturat ne seline e PD.
Ne nje prononcim per median ai tha se : ” Ishte nje takim i ngrohte , por jo ne kushtet qe do te donim duke mar parasysh situaten e brendshme te kesaj partie. Nuk eshte lajm i mire qe PD te jete e ndare, ku demokratet qe kane qene bashke kunder qeverise deri me dje, sot jane te ndare ne dy kampe, njeri me partine zyrtare dhe tjetri me levizjen e cmendur te z.Berisha i cili per interesat e veta po i hedh demokratet ne vellavrasje. Qellimi i vetem i Berishes eshte te hedhi ne dore PD dhe ta ktheje ate ne nje bunker ndaj ShBA.Ne do te donim qe te gjithe demokratet e Gjirokastres te ishin sot se bashku sepse u eshte thene troç se me Sali Berishen nuk ka perspektive , me Berishen ne krye te PD , PD do te jete e izoluar.Ky eshte apeli im.Kjo u diskutua sot. Ne do te bejme luften tone politike.Nuk do largojme askend nga partia , do tu shtrijme doren e bashkepunimit per tu rikthyer ne PD.Opozita jone do te jete shume dimensionale. Do te jemi sa me prane qytetarit dhe shume shpejt do te kete nje takim te madh me kreun e PD z.Lulzim Basha.”

Shkruaj nje koment