Bejko: Trishtim për demokracinë, na rrëzuan, por do çohemi më të fortë!

Kandidanti për deputet në qarkun e Gjirokastrës z.Roland Bejko ka reaguar me anë të një postimi në FB lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit. Sipas z.Bejko demokracia bëhet duke marrë përsipër përgjegjësitë dhe duke nxitur qarkullimin e elitave. Ndër të tjera z.Bejko ka falenderuar të gjithë mbështetësit e tij dhe ata që besuan tek kjo forcë politike pavarësisht rezultatit.

Statusi si mëposhtë:

“Përtej trishtimit nuk mund të haroja ta konsumoja një kafe falenderimi me të rinjtë tanë që dhanë gjithçka dhe bënë sa mundën për të fituar.

Të pa përtuar, të qartë, të ditur, krenarë e plot karakter më bënë të besoj se PD dhe Shqipëria do të fitojnë!

I sigurova se në asnjë rrethanë nuk do të jem më barrë ndaj demokratëve si kandidat në Gjirokastër në çfardo cilësie qoftë.

Unë besoj se demokracia bëhet duke marrë përsipër përgjegjësitë dhe duke nxitur qarkullimin e elitave…

Me këtë rast falenderoj gjithë ata që votuan në shumicë PD dhe veçanërisht, Lazaratin, Libohovën, Mashkullorën, e këdo tjetër që besoi te PD.

E nesërmja do jetë e vështirë, këtë e di, por të vështirë do ta ketë ta mbajë pushtetin dhe ai që nuk di çfarë të bëjë me të për dobinë e shtetasve të vet.

Na rrëzuan, por do çohemi më të fortë!

Kjo është dialektika e politikës, siç ajo e jetës së gjithsecilit prej nesh!”

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment