Turistët e huaj, po binden edhe më shumë se në Shqipëri vetëm turizëm nuk mund të ketë. Nisur nga reagimet e shumta të vizitorëve të huaj që kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar muajt e nxehtë, të cilët kanë shënjestruar komoditetin aspak të përshtatshëm, në statusin e tij në FCB, Roland Bejko kreu i PD në Gjirokastër, i është drejtuar kryeministrit Edi Rama, të fillojë dëgjesat me turistët dhe të lërë dëgjesat e militantëve.
Për Bejkon, turizmi që është një prej sektorët më strategjikë në Shqipëri, po dështon me sukses dhe këtë “sukses” i’a dedikon kryeministrit Rama.
Postimi i plotë në FCB i Roland Bejkos.
Edi Rama, leri dëgjesat me militantët se nuk të thonë ndonjë gjë që ti nuk e di (tek e fundit drejtorët dhe funksionarët kanë zbatuar politikat e tua piramidale të korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin) por fillo dëgjesat me TURISTËT dhe OPERATORËT TURISTIKË që po largohen të lebetitur nga ky vend plehrash, mushkonjash, tallavaje, padije në administrim, hajdutësh të rëndomtë, qensh rrugësh të zgjebosur etj.
Ikin për të mos u kthyer më, e duke këshilluar edhe të tjerët në vendin e tyre që për vitin tjetër të mos e hanë për djath Gjirokastre, sapunin LUX të prapagandës tënde !
Po dështon në mënyrë të turpshme, pa nisur mirë, një nga sektorët më strategjikë të ekonomisë sonë, TURIZMI !
Kliko poshtë për shkrimin e detajuar rreth reagimit të turistëve polak.
Turistët polakë të zhgënjyer me Shqipërinë, ankohen për ushqimin, plehrat dhe shërbimin!