Beleri takohet me sekretarin e Ministrisë së Jashtme greke dhe ambasadoren helene

0
93

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet pas hekurave që nga 12 maji i akuzuar për blerje votash, është takuar ditën e sotme sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme greke dhe ambasadoren greke në Tiranë, Konstantina Kamitsi.

Takimi mes dy diplomatëve grekë dhe Belerit është zhvilluar paraditen e sotme në paraburgimin e burgut të Vlorës. 

Mësohet se kërkesa për takim ka kaluar nëpërmjet ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Burgjeve mbrëmjen e djeshme dhe është miratuar dhe nga prokuroria si takim me familjarët.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, deklaroi për arrestimin e Belerit pak ditë më parë, se Shqipëria do të ketë pasoja për një veprim të tillë.

Dosja në ngarkim të Belerit është dërguar në Prokurorinë e Posaçme SPAK dhe pritet që brenda pesë ditësh të ribëhet masa e sigurisë.

Sipas vendimit të Gjykatës së Vlorës, thuhet se Fredi Beleri është person me precedentë penal.

Po ashtu thuhet se vepra penale e “Korrupsionit zgjedhor” është kompetencë e SPAK.

Fredi Beleri dhe biznesmeni Pandeli Kokoveshi, akuzohen për shit-blerje votash.

Arrestimi i Belerit krye si autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 328 e 25 të Kodit Penal, që ka ndodhur në rrethanat si më poshtë:

Ky shtetas është kapur në flagrancë në Himarë më datë 12.05.2023 ora 00:14 minuta në bashkëpunim me persona të tjerë, duke premtuar dhe dhënë shuma monetare personave të ndryshëm me qëllim blerjen e votës.

Shkruaj nje koment