Beqaj i kërkon SPAK hetimin e Ogerta Manastirliut për sterilizimin

0
69

Tolerancën e SPAK, që e la të lirë ndërsa e heton për korrupsion, Ilir Beqaj e ka shfrytëzuar për të ngritur një alibi që e lehtëson nga pesha e milionave që u keqpërdorën për aferën e sterilizimit.

Detaje të alibisë së tij, Beqaj i zbuloi në oborrin e SPAK, ku lëshoi një bombë, jehona e të cilës duhet të ketë arritur deri në Ranën e Hedhun në Shëngjin, atje ku kryeministri Edi Rama ishte në mbledhje pune, bashkë me ministrat e akomoduar në një nga hotelet e zonës.

Beqaj tha se i kërkoi prokurorëve të SPAK hetimin për sterilizmin, jo vetëm gjatë kohës kur në pushtet ishte Partia Demokratike, por dhe më vonë, pasi ai u largua si ministër dhe u zëvëndësua nga Ogerta Manastirliu.

“Besoj se hetimet janë ende shumë të ngushta është e domosdoshme që ato të shtrihen në dy pjesë. Së pari nga marsi 2011 deri në shtator 2013 për të hetuar pse dy vjet e gjysmë u mbaj ai central dhe nuk u vu në punë, por edhe tashmë janë bërë 8 vjet nga zbatimi i kontratës për të hetuar kush janë përfitimet e drejtpërdrejta të qytetarëve dhe buxhetit nga zbatimi i kësaj kontrate” u shpreh ish-ministri ndërsa doli nga SPAK.

Shkruaj nje koment