Beqja i shpëtoi prangave, Vokshi: SPAK nuk e ka ende urdhrin e Ramës

0
73

Prokuroria e Posaçme është në pritje të një urdhri direkt nga kryeministrit Edi Rama, për t’i shkuar deri në fund aferës me koncesionin që në 8 vite ka çuar në xhepat e privatit 78 milionë euro”, kështu është shprehur deputetja demokrate Albana Vokshi për dështimin e SPAK për të çuar pas hekurave ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja për aferën e koncesionit të sterilizimit.

“Vërtetë Ilir Beqja është pyetur, dhe mesa di hetimi ndaj tij është i veçantë nga pjesa që u bë sot publike, kjo do të thotë që SPAK ende se ka marrë urdhrin për ti shkuar deri në fund kësaj afere korruptive”, tha ajo.

Ajo tha në SYRI TV se lënia e lirë e ish-ministrit është absurd, pasi janë të njohura lidhjet e koncesionarit Ilir Rrapaj me Beqajn dhe Ramën.

“SPAK i ka të gjitha mjetet, është investuar për të hetuar raste të tilla korruptive, është specializuar për raste të tilla korruptive, pra nuk e ka të pamundur për të gjetur lidhjet e Ilir Rrapajt, Ilir Beqajt, Edi Ramës dhe kujtdo tjetër të përfshirë në këtë aferë”, nënvizoi deputetja e PD.

Shkruaj nje koment