Berat: Jepet masa e arrestit për mjekun e urgjencës,Edison Skëndo.

0
248

Ai u prit jashtë gjykatës me duartrokitje nga familjarë,kolegë mjek dhe farmacistë të qytetit.

Mjeku i Urgjencës në Spitalin Rajonal Berat,Edison Skëndo ka dalë sot përpara togave të zeza në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat,për tu njohur me masës e arrestit.

Ai,së bashku me të vëllanë,farmacistin Ani Skëndo,janë dhunuar dje rreth orës 11:00 në hyrjen e pallatit ku jetonin nga Drejtori i Policisë Berat,Hasan Ahmetaj,në prani edhe të nëndrejtorit të policisë,Fatmir Hoxha,por ky i fundit nuk ka reaguar fare. Edhe pse të dy djemtë u dhunuan dhe u tërhoqën zvarrë nga Drejtori i Policisë,ky i fundit i arrestoi dhe i mbajti brenda ambjenteve të DPV Berat deri në orën 20:30,kur nxorri vetëm njërin nga të ndaluarit,farmacistit Ani Skëndo,që rezulton të ketë njoftuar edhe Ambasadën Amerikane për ngjarjen,pasi është me pasaportë amerikane. Pas daljes së farmacistit,policia akuzoi mjekun Edison Skëndo për “Kundërshtim me dhunë të punonjësit të policisë”,parashikuar nga Neni 236/2 e Kodit Penal,në një kohë kur nga videot e siguruara nga bizneset ku ndodhi ngjarja rezulton se ka qënë drejtori Hasan Ahmetaj ai që ka dhunuar mjekun dhe farmaciatin,ndërkoh që ka qënë civil (pa uniformë) dhe nuk u është prezantuar. Prokurori Dritan Gripshi i ka kërkuar gjykatës masën e arrestit “Detyrim Paraqitje”masë që është pranuar dhe vendosur nga Gjyqtari Durim Hasa. Mësohet se avokati i mjekun,Agron Mahmutaj,ka kërkuar që të mos jepej asnjë masë sigurimi për klientin e tij sepse-sipas avokatit-arrestimi është i paligjshëm.

Megjithatë ra në sy që reagimi i qytetarëve dhe të afërmve të mjekut Skëndo që kishin dalë për ta pritur me duartrokitje dhe për ti dhënëe mbështetje morale i kapërcente të gjitha masat dragoniane që qeveria ka vendosur për ti zbatuar për tu mbrojtur nga pandemia si për shembull është mbajtja e distancës nga njëri-tjetri, apo ndalimi i përqafimeve dhe shtrëngimit të duarve.

Por në këtë rast, revolta e qytetarëve ndaj sjelljes së nr.1 të policisë së shtetit në Qark ndaj vëëlezërve Skëndo, shkonte përtej frikës nga infektimi me Covid 19.

Momenti kur mjeku Edison Skëndo del nga gjykata i shoqëruar me policë dhe i duartrokitur nga qytetarët e shumtë që e prisnin jashtë
Momenti kur mjeku Edison Skëndo del nga komisariati i policisë i pritur nga qytetarët me duartrokitje

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here