
Kryedemokrati Sali Berisha firmosi sot bashkëpunimin në zgjedhet e 14 majit me kreun e Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dulen, të cilit i la të lira për kandidim 3 bashki në jug të vendit. Dule premtoi fitore ndërsa tha se nuk ka ndikuar kryeministri grek Mitsotakis në këtë bashkëpunim me Berishën.