BERISHA NË FERR

0
125

Nga Sadik Bejko

BERISHA NË FERR

Berisha nën akuzë. Për ndryshime ligjesh që një pronë si ajo e kompleksit sportiv Partizani t’i shkojë në pronësi vajzës/dhëndërrit të tij.
Berisha kështu është prind i mirë. Por një qeveritar hajdut.
Batërdia më e madhe në Shqipërinë e “BERISHËS” ka qenë ajo më pronat. Berisha shtetar i urrente më shumë se Enveri pronarët shqiptarë, urrente ata që trashëgonin prona, si: fabrika, depozita florinjsh, hektarë tokash bujqësore, pyjesh, kullotash. Berisha ishte më tepër se një ujk për këtë trashëgimi shekullore. Ishte urrejtësi më i keq se ujku komunist për gjithë ata që kishin zotëruar prona, si më lart.
Ai donte t’i shkrinte, t’i gëlltiste, t’i asgjësonte ish-pronarët.
Pronat e tyre le ti merrte brekëgrisuri, le ti merrte greku serbi, ndërkombëtari, vetëm e vetëm që prona mos të kthehej te pronari i saj.
Berisha e pa veten më shumë se sa një mbret. Ai bëri ligje që ish-pronarët ta humbnin pronën dhe Atë ta gëzonin zorrëtharët, zagarët.
Një nga këta zorrëtharë e zagarë që dhe dhëndërri i vet.
Berisha përdori ministra zyrtarë të lartë, magjistartët, oficerë të policisë më të lartë që pronën e tjetrit ta gëzojë bija e vet. Një qeveritar bastard, i korruptuar gjer në neveri ky Berisha.
Le ta paguajë dhe me burg. Asnjë mëshirë edhe për moshën e tij.
Veç ndaj tij duhet të ushtrohet drejtësia përmes një proçesi të drejtë. Ai ka qenë qeveritar i padrejtë. Por demokracia ka një ligj: gjithkush edhe krimineli duargjak e meriton një proçes të drejtë.
Pra, edhe Berisha e meriton një gjykim të drejtë.
Le të shkojë në ferr. Po me një proçes të drejtë.

Shkruaj nje koment