Berisha: Në PD hyj kur të dua

Pas mbarimit të pjesë së parë të seancës të konstituimit të parlamentit të ri, deputeti Sali Berisha i është përgjigjur interesimit të gazetarëve, lidhur me vendimin e PD, për përjashtimin e tij nga GP.

Ish-kryetari i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar se vendimi ndaj tij për përjashtimin nga grupi parlamentar është nul dhe se përjashtimi i tij ka ardhur si pasojë e kompromisit Rama-Basha.

Ai shkoi deri atje sa paralajmëroi se mund të hyjnë në selinë e PD në çdo kohë dhe siguron të gjithë se do të jetë shumë e afërt dita kur partia që drejtonte të rifitojë forcën.

“Se e çfarë date është pakti do ua lë historianëve por ajo që ndodhi është strikt një marrëveshje Rama-Basha në kurriz të zgjedhësve shqiptarë dhe duke çmontuar. PD-ja është parti e lirive dhe e të drejtave njerëzore, parti e kushtetutshmërisë dhe e interesit të shqiptarëve. Shqiptarët me integritet dhe me vendosmëri do dinë të zgjedhin. Do të marr çdo nisëm strukturore për ngritjen e PD-së në piedestalin e saj, unë vijon të jem anëtar i PD-së, pakti Rama-Basha nuk ka asnjë mbështetje ligjore. Unë në çdo kohë mund të hyj në selinë e PD-së dhe do të jetë shumë e afërt dita kur partia Demokratike do të fitojë forcën për të shporrur një klik sunduese të drogës, dhe pazaret e shpifura. Grupi parlamentar ishte në krahun e vet”, ka thënë Berisha.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment