Berisha: Një nga shtyllat e mini-shengenit, popullimi i Shqipërisë me serbë

0
129

Ish- kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në emisionin Tempora, se një nga shtyllat e mini-shengenit është popullimi i Shqipërisë me serbë.
Deklarata e fortë erdhi pasi drejtuesja e emisionit transmetua një prononcim të sotëm të Ramës, i cili deklaronte se për rindërtimin e banesave të goditura nga tërmeti, do të vijë dhe forcë punëtore e huaj në Shqipëri.
Pikërisht në këtë moment, Berisha bëri deklaratën e fortë, duke u shprehur se një nga shtyllat e mini-shengenit, është pikërisht dhe popullimi i Shqipërisë me serbë. Madje Berisha u shpreh se kryeministri i vendit duhet gjykuar si tradhëtar i kombit të tij.
Berisha: Një nga shtyllat e mini-shengenit! Popullimi i Shqipërisë me serbë. Dua të them që Mini-Shengeni falë Kosovës u varros. Ky ligj ka kohë që është nisur dhe është në atë kuadër. Nëse u kujtohet, në deklaratat e tij, të vijnë këtu të punojnë, gjë e cila me problemet e pazgjidhura që kemi nuk është stadi, por projekti është ai që thashë unë. Për meritën historike të Kosovës e kalli tërësisht. Mini-Shengeni kishte në axhendë Samitin e Beogradit në fund të janarit. U hodh në Danub.
Berisha: Rama u tha shqiptarëve se marrëdhëniet Kosovë- Shqipëri kalojnë më parë nga Beogradi. Ky tha haptas, se nuk mund të ketë makroshengen shqiptar pa minishengen ballkanik. Ky është peng i Begoradit. Ju dhe çdo shqiptar, duhet të hapë fjalorin dhe të shohë cili është përcaktimi i tradhëtisë. Në të gjithë fjalorët, bien dakort për dy elementë. Kur merr pjesë në luftë kundër vendit tëndë dhe e dyta kur ndihmon kundërshtarin tëndë kundër interesit të vendit të tij. A nuk tha sot Vuçiç se ideja e shëmbimit të territoreve ishte ide e tij?
-Rama nuk e ka pranuar që ka qenë pro idesë…
BerishA : E ke të filmuar, është shprehur dakort me idenë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here