“Berisha përfundon në SPAK” / Analisti Yzeiri: Po korr atë që mbolli vetë

0
143

Analisti Ilir Yzeiri thotë se Sali Berisha po korr sot atë që mbolli dje. Në një deklaratë në Politiko në Top News, ai thotë se Lulzim Basha e solli dhe mbrojti Sali Berisha.

“Lulzim Bashën e solli Sali Berisha dhe Berisha u fsheh pas tij. Ai e solli dhe manipuloi tri palë zgjedhje në PD për të mbajtur Lulzim Bashën. Çfarë ndodhi? SHBA e quajti Berishën si të korruptuar, minues të demokracisë dhe shantazhues të drejtësisë. Sali Berisha është njolla e turpit të këtij vendi. Basha, në momentin që SHBA i bëri presion i thanë largoje këtë, në atë moment t’u kishte thënë amerikanëve që të jepte dorëheqjen. Tani ka mbetur aty”, tha ai.

Sipas Yzeirit, ky spektakël penalizon më së shumti qytetarët sepse lë vendin pa opozitë. Ai tha se kjo lëvizje nuk ka nisur për rithemelimin e Partisë Demokratike, por për të shpëtuar Sali Berishën.

“Sali Berisha nuk shpëton dot më. Sali Berisha do të përfundojë në SPAK”, u shpreh Yzeiri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here