Berisha: Rama zgjedh gjithmonë të ikë nga populli, fjalën tani e ka sovrani

0
134

Ish-kryeministri Berisha, i pranishëm në manifestimin e thirrur nga Presidenti Ilir Meta, tha ndër tjera se Rama duhet të bindet të tërhiqet nga narkodiktatura, përndryshe këtë gjë duhet ta bëjë populli në mënyrën e tij.
‘Janë sot në shpërbërje të plotë. Vendimi i vetëm i plotë që mund të merret është që ky narkoparlament t’i hapë rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të parakohshme, ndryshe çdo diktaturë dhe narkodiktaturë do të shpërbëhet nga sovrani dhe do ketë fatin e çdo narkodiktature.
Zoti Rama ka zgjedhur ikjen si praktikë, por i takon qytetarëve që radhën tjetër t’ja bëjnë të pamundur kthimin, ta lenë atje dhe të thyejë qafën dhe këtu të sundojë ligji dhe Kushtetuta.
Një përshëndetje të përzemërt të gjithë atyre njerëzve që sot nisëm këtu Pranverën Kuqezi me besimin tim të madh se narkodiktatura i ka ditët e numëruara’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here