Berisha, thirrje OBSH: Hetoni keqmenaxhimin ekstrem të pandemisë në Shqipëri

0
209

“Për rritjen me 50 herë të rasteve ditore me Covid-19 është rritur vetëm me 0,3 herë numri i shtretërve Covid. Kjo është katastrofë!”
Nga Sali Berisha
Menaxhimi i pandemisë Covid-19 nga Edvin Hajduti është një piramidë mashtrimesh dhe vjedhjesh të pafundme në çdo aspekt. Kështu, me rritjen me 50 herë të rasteve ditore me Covid-19 krahasuar me mesataren ditore prej 13,7 rastesh të periudhës 8 mars – 31 maj, janë shtuar vetëm me 0,2 herë, shtretërit covid.
Sot me qindra dhe mijëra të sëmurë në stad shtrimi në spital presin të rëndohen çdo orë dhe ditë më shumë në shtëpitë e tyre, në pritje të një shtrati në spital.
“127” e Drejtorit të marrë peng, transporton për në spital vetëm raste të rënda ose shumë të rënda dhe vetëm kur lirohet ndonjë vend.
Për menaxhimin e kësaj gjendjeje, që bëhet gjithnjë e më dramatike, Kryepidemiologu tutkun i Surrelit, në vend të së paku katërfishimit të shtretërve covid në spitale, ka zgjedhur shumëfishimin e mashtrimeve kriminale ditore duke:
a – ulur me disa herë numrin ditor të rasteve me Covid-19 nëpërmjet testimit të kufizuar;
b – përgjysmimin dhe fshehjen çdo ditë të numrit të vdekjeve spitalore me Covid-19;
c – spotet televizive të ERT nga spitalet Covid, se ka plot vende bosh;
ç – mashtrimet e përditshme të Ndrikull Hajnisë se vende bosh ka dhe se po hapim të tjera;
d – vizita pothuaj javore prej 6 muajve të Edvin Hajdutit dhe ndrikull Hajnisë në korpusin e universitetit “Kristal”, të konfiskuar nga gjykata se do të hapet se shpejti si “Covid 4” apo javën tjetër dhe ai nuk u hapet, megjithëse rastet me Covid janë shtuar me 50 herë. Ky spital nuk hapet sepse nuk ka personel mjekësor, as dhe pajisjet e duhura për spital Covid për hapjen e tij.
dh – mashtrimin e përsëritur prej muajsh për hapjen së shpejti të spitaleve rajonale.
Me gjithë rritjen me 50 herë të numrit ditor të rasteve me Covid-19, asnjë spital rajonal nuk hapet sepse nuk ka personel mjekësor.
Dënoj me forcën më të madhe këtë keqmenaxhim kriminal të pandemisë nga Edvin Hajduti dhe i bëj thirrje OBSH të nisë urgjentisht një hetim për këtë keqmenaxhim ekstrem të pandemisë nga narko-qeveria shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here