Berisha voton për kryetarin e ri të PD

Ish kryeministri dhe ish kryetari i PD-së, Sali Berisha ka votuar për kryetarin e ri të PD.

I pyetur për mundësinë e rikthimit të tij në krye të Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se është konsistent në deklaratat e tij. “Jam konsistent në deklaratat e mia”, tha ish kreu i PD.

Ndërkohë, pas votimit Berisha bëri thirrje për pjesëmarrje në procesin e votimit.  

“Të marrim pjesë sa më në këtë proces votimi. Po zhvillohet një proces që duhet të ushtrohet.

Besoj se pasi kam shprehur qëndrimin tim për parakohësinë e saj, kjo nuk do të nxjerrë të ndarë, por do ta nxjerrë të bashkuar garën, kandidatët i kanë shprehur pikëpamjet e tyre. Që është krejtësisht normale, por kandidatët janë zotuar që do të vazhdojnë pavarësisht nga rezultati përpjekjet e tyre për PD dhe për vendin”, tha Berisha.   

Tri ditë më parë në një intervistë në Syri.tv, Berisha nuk e përjashtoi mundësinë e rikthimit për drejtimin e PD, që pasi dha dorëheqjen në 2013-ën kur PD humbi zgjedhjet.

Berisha tha se realitetit i ri politik i krijuar në vend, e ka detyruar atë të ndryshojë qëndrim në lidhje me angazhimin e tij politik.

Kurrë mos thuaj kurrë! Never say never. E kam përdorur me Ramiz Alinë dhe e përdor prapë, pasi sot kam ndërruar rrugë dhe po i heq të gjitha pengesat e mia. Nuk përjashtoj asnjë të drejtë time kushtetuese më”, tha Berisha.

Në këto zgjedhje, kandidojnë Lulzim Basha për një mandat të tretë në krye të PD, Fatbardh Kadilli, Agron Shehaj dhe Edith Harxhi.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment