Berlini i thyen turinjtë Tiranës zyrtare, jo negociata pa përmbushjen e 7 kushteve

0
210
Kryetari i Komisionit për Çështjet Europiane në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum, ka bërë të ditur në një konferencë shtypi se Shqipëria duhet të zbatojë 7 kushte, përveç 5 prioriteteve, për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Sipas zyrtarit të lartë, sot është ende e paqartë se kur do të hyjë në fuqi reforma në drejtësi. “7 pika që janë pritshmëritë e CDU-CSU përpara se ne të jemi pro çeljes së negociatave për integrimin në BE. Ne duam që Shqipëria të bëhet anëtare me të drejta të plota e BE. Duam që qytetarët e Shqipërisë të përfitojnë nga avantazhet e statusit të të qënit anëtarë të BE. Duam që negociatat me Shqipërinë të çelen kur të jenë krijuar kushtet e nevojshme. Krijimi i shtetit të së drejtës ka rol thelbësor. Sot është ende e paqartë se kur do të hyjë në fuqi reforma në drejtësi, pasi Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar. Deri tani, ky kush nuk është përmbushur. Deri tani nuk janë përmbushur numri 2 dhe numri 3 i prioriteteve kyçe. Rezultatet e deritanishme janë të pamjaftueshme. Për këto arsye do t’i rekomandojë qeverisë federale mos miratojë hapjen e negociatave-ka thënë Krichhbaum.

Shkruaj nje koment