BERZH/Ulet numri i popullsisë në vend

0
139

Sipas raportit të BERZH, dendësia e lokalizuar e popullsisë mund të mesatarizohet, e cila quhet “densitet mesatar i lokalizuar. Për të konkretizuar këtë dukuri, raporti thekson se Shqipëria ka pësuar një rritje të dendësisë, ndërsa nga ana tjetër ka një rënie të popullsisë së saj.
”Shqipëria jep një shembull të një vendi ku ka pasur një rritje të konsiderueshme në mesataren e dendësisë së lokalizuar, e përqendruar rreth kryeqytetit të Tiranës, ndërsa vendi përjetoi një të moderuar rënie në popullsinë e saj të përgjithshme:-thuhet në raport.
Shumica e njerëzve në Europën në zhvillim jetojnë në zona me rënie të densitetit të lokalizuar të popullsisë. Shtetet Baltike pësuan rënie veçanërisht të mëdha në vitet e fundit. Sipas raportit, në këto vende, si dhe në disa shtete të Europës Juglindore, mbi tre të katërtat e popullsisë jeton në zona me rënie të lokalizuar të dendësisë së popullatës.
Më tej, raporti thekson se qytetet kanë nevojë për investime në shkallë të gjerë për të zhvilluar dhe për të mirëmbajtur infrastrukturën dhe shërbimet siç janë transporti urban, furnizimi me ujë, kanalizimet dhe menaxhimi i mbeturinave të ngurta. Përballë rritjes së shpejtë, shërbimet e mbivlerësuara, mungesat e aftësive dhe rritja e cenueshmërisë ndaj katastrofave po shtojnë stresin mjedisor të qyteteve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here