Besimtarët katolikë festojnë sot ditën e Pashkëve

0
155

Mes lutjeve dhe urimeve besimtarët katolikë në Gjirokastër kremtuan ringjalljen e Krishtit.

Edhe pse të paktë në numër në një qytet si Gjirokastra ku mbizotëron besimi ortodoks dhe ai mysliman, katolikët e Gjirokastrës janë takur së bashku në kishën e “Krishtit Mbret” për të marrë pjesë në meshën e shenjtë të Pashkëve, një prej festave më të rëndësishme të kalendarit të krishterë.

Ata kanë uruar besimtarët e krishterë për më shumë paqe e dashuri mes njëri – tjetrit.

Pashkët janë festa më e madhe e krishtërimit.

Besimtarët mbajnë kreshmë për 40 ditë, duke kufizuar ngrënien e disa ushqimeve në kujtim të Jezu Krishtit, i cili ia doli të mos dorëzohej dhe të qëndronte pa ngrënë dhe pirë për 40 ditë.

Dreka e Pashkëve mbledh të dielën të gjithë familjen për të festuar ngjalljen e Krishtit, me një tryezë të mbushur plot me gatimet më të mira.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here