Video/ Besimtarët myslimanë në Gjirokastër kremtojnë sot festën e Fitër Bajramit

0
246

Besimtarët myslimanë në Gjirokastër kremtojnë sot festën e Fitër Bajramit. Pas Muajit të shenjtë të Ramazanit, ceremonia e kësaj feste myslimane filloi herët në mëngjes me faljen e namazit në bashtenë e Teqes.
Myftiu i Gjirokastrës Avni Goma ka uruar të gjithë besimtarët për sa më shumë ditë të mbara dhe plot harmoni në çdo familje.
Në ceremoninë e pritjes kanë qenë të pranishëm përfaqësues të politikës në qark dhe institucioneve kryesore vendore së bashku me besimtarët të cilët kanë uruar në këtë ditë të shënuar.
Festa e Fiter Bajramit është simbol i ditës së unitetit në familje dhe në shoqëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here