
Protesta e së hënës e organizuar nga opozita solli jo vetëm tensione në Kuvend, por edhe konfrontime të qytetarëve me policinë jashtë tij. Seanca u ndërpre disa herë, ndërsa Sali Berisha akuzoi se zyrtarë të mazhorancës dhe ish zyrtari i FBI-së ishin përfshirë në një video erotike. Protesta që zgjati për rreth dy orë, do të vijojnë të enjten, ditë kur mblidhet Kuvendi.