Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, tha në konferencën e përbashkët për shtyp se Shqipëria ka bërë hapa para me kërkesat e Bashkimit Evropian për integrimin. Bettel u shpreh se një vend, si Shqipëria, nuk mund të trajtohet në mënyrë të tillë kur i ka përmbushur detyrat.
Kryeministri i Luksemburgut shtoi se Ballkani ka qen gjithmonë një fuçi baruti, gjë që duhet shmangur për të mos krijuar konflikte shtesë, teksa iu referua diskutimeve mes Kosovës dhe Serbisë.