Biden mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, pritet të goditen institucionet financiare ruse dhe njerëzit pranë Putinit

Presidenti i SHBA Joe Biden thirri një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar zhvillimet e fundit në Ukrainë pas sulmit të Rusisë, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

CNN raporton se Biden deklaroi “bota do ta mbajë Rusinë përgjegjëse” për sulmin që po ndodh në Ukrainë, dhe do të ketë një sërë sanksionesh ndaj Kievit.

Biden pritet të mbajë një fjalim ku do të zbulojë masat e reja që mund të shkëputin Rusinë nga teknologjia e acancuar, të shpallë kufizime të reja ndaj institucioneve të mëdha financiare dhe të vendosë sanksione ndaj anëtarëve të tjerë të rrethit të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin. 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment