Bie çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare, Bordi i qeverisë nuk bën transparencë

0
260

Çmimet e naftës në bursat ndërkombëtare kanë shënuar një rënie të ndjeshme në javën e fundit, duke arritur në nivelet më të ulëta që para shpërthimit të luftës ruse në Ukrainë.

Aktualisht një fuçi naftë në bursat ndërkombëtare tregtohet me 92 dollarë për fuçi, ndryshe nga një javë më parë që tregtohet me 100 dollarë dhe javën e parë të gushtit që arriti në 110 dollarë.

Por, megjithëse në bursat ndërkombëtare nafta po zbret në nivele të ulëta, në tregun vendas çmimi nuk po reflektohet. Bordi i Transparencës i ngritur nga qeveria me qëllim kontrollin e çmimeve dhe transparencën e e tyre, nuk po arrin të përmbushë funksionin për të cilin u ngrit.

Nëse sot çmimi i naftës në bursa tregtohet shumë herë më lirë se në fillimin e muajit gusht, bordi nuk është mbledhur për të bërë ndryshimin e çmimit. Ndryshimi i fundit i Bordit u bë më 11 gusht edhe atëherë me trend rritës, ku nafta u rrit me 5 lekë duke u tregtuar me 221 lekë për litër, nga 216 lekë që ishte më parë.

Po ashtu edhe benzina u shtrenjtua me 2 lekë për litër, duke arritur në 202 lekë për litër.

Shkruaj nje koment