Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën në Bogë-Theth

0
40

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një përditësim të situatës në aksin Bogë-Theth.

Sipas ARRSH, intensiteti i reshjeve ka rënë, por borëpastrueset vijojnë të jenë në terren për të garantuar pastrimin e rru

gëve dhe për të liruar qarkullimin e mjeteve.

“Në Bogë-Theth intensiteti i reshjeve ka rënë por mjetet borëpastruese po punojnë pa ndërprerje për pastrimin e dëborës zgjerimin e pjesës kaluese dhe shpërndarjen e kripës për evitimin e ngricave

Rruga është e hapur për qarkullimin e mjeteve

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, njofton ARRSH.