Bie në pranga trafikanti i sirianëve ,200 euro për person/Një tjetër shpallet në kërkim

0
173

Frontex ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të një shtetasi në Kakavije ,një tjetër është shpallur në kërkim dhe një është proceduar në gjendje të lirë .Si rezultat i kontrollit të brezit të gjelbër, me qëllim goditjen e veprimtarive të paligjshme, shërbimet e kufirit të gjelbër Kakavijë dhe ato të Frontex-it, në fushat e fshatit Bularat, Dropull kamë kapur shtetasin R. G. 44 vjeç, banues në fshatin Veliten, Maliq, i cili ishte duke pritur disa shtetas sirianë për t’i transportuar në drejtim të Tiranës.

Nga veprimet hetimore të kryera nga specialistët e Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër rezultoi se shtetasi i mësipërm bashkëpunonte me dy shtetas të tjerë për të transportuar shtetasit sirianë në drejtim të Tiranës, kundrejt shumës 200 euro për secilin. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. B., banues në Durrës dhe vijon puna për kapjen e tij, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi L. L., banues në fshatin Veliten, Maliq. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, e kryer në bashkëpunim”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here