Bie nga kamionçina një grua në Gjirokastër, përfundon në spital

0
171

Një grua ka përfunduar me dëmtime të shumta, si pasojë e rrëzimit nga një kamionçinë në ecje e sipër.

Policia bën të ditur se rreth orës 14:00, në spitalin Rajonal Gjirokastër ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasja L. V., rreth 40 vjeçe, banuese në fshatin Palokastër, Gjirokastër.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se, në afërsi të urës së fshatit Andon Poçi, kjo shtetase është rrëzuar nga automjeti tip “Mercedes Benz”, kamionçinë, i cili drejtohej nga shtetasi Q. A.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shkruaj nje koment