Bie nga lartësia një grua në Gjirokastër, humb jetën

0
305

Një grua ka humbur jetën ditën e sotme si pasojë e rrëzimit nga lartësia në Gjirokastër.

Ngjarja është shënuar në lagjen “Kodra e Shtufit”, ku viktimë ka mbetur 60-vjeçarja Aksinja Lulo.

Nga të dhënat e siguruara mësohet se gruaja kishte probleme me tensionin dhe dyshohet se ka humbur ekuilibrin.

Kanë qenë banorët e pallatit ata që e kanë gjetur trupin e pajetë të gruas, ndërkohë që në vendngjarje mbërriti policia dhe shërbimi zjarrfikës.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shkruaj nje koment