Bie numri i aksidenteve rrugore, INSTAT: Dita e martë më “ters”

0
40

Aksidentet rrugore kanë vijuar në rënie bazuar në statistikat. Të dhënat e INSTAT thonë se në muajin janar të këtij viti numërohen 84 aksidente rrugore nga 107 të ndodhura në muajin janar 2022. Pra kemi një ulje të numrit të aksidenteve me 21.5 %.

Referuar tabelave, arsyet që kanë çuar në aksidente kanë qenë më shumë prej sjelljes së drejtuesit të mjetit, më saktë në 79,8% të rasteve. Përsa i përket grupmoshës, numri më i lartë që ka shkaktuar aksidente është nga 25 deri në 34 vjeç (33.3%).

Ashtu sikurse perceptohet në përgjithësi dita e martë si një ditë “ters” duket se dhe për aksidentet në janar shumica kanë ndodhur në këtë ditë.

Në muajin Janar 2023, duke iu referuar të dhënave të Aksidenteve sipas ditëve të javës, rezulton se gjatë ditës së Martë ka ndodhur numri më i lartë i aksidenteve, duke përbërë 26,2% ndaj numrit gjithsej të aksidenteve.

Shkruaj nje koment