Bien në pranga pas tre viteve arrati

0
147

Prej vitesh tashmë Shqipëria është bërë pjesë e grupit Shengen që lejon lëvizjen e lirë të qytetarëve. Por pavarësisht kësaj rastet e hyrje – daljeve të paligjshme në pikat kufitare janë jo të pakta.

Dy shtetas janë deportuar 24 orët e fundit nga Greqia me akuzën e kalimit të kufirit shtetëror në mënyrë të paligjshme.

Policia e shtetit njofton se E.P, vjeç 22, banues në Mallakastër, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm, në brezin jeshil në Pikën Kufitare të Kakavijës, pikërisht tre vite më parë, më datë 09.03.2015.

Po kështu M.K, vjeç 42,  banues në Lushnjë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm në brezin jeshil në P K K Kakavijë më datë 24.12.2015.

Të dy këta shtetas janë dorëzuar nga policia fqinje në duart e uniformave blu shqiptare.

Mbi ta rëndon akuza për kalim të paligjshëm të kufirit, vepër penale që dënohet me gjobë ose burgim gjer në dy vjet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here