Bilanc lufte nga aksidentet/ 105 viktima në 6 mujorin e parë të 2021, shifrat më të larta në 3 vitet e fundit

0
185

Në 6 mujorin e parë të 2021, numri i aksidenteve të rënda është më i larti në tre vitet e fundit, pavarësisht rritjes së masave dhe prezencës së policisë në terren.

Sipas të dhënat statistikore, 6 mujori i parë i vitit 2021 ka shënuar 105 viktima si pasojë e aksidenteve rrugore ndërsa për periudhën janar-qershor të një viti më parë u regjistruan 75 viktima.

Viti 2021 për nga numri i viktimave është dhe më i lartë se 6 mujori i parë i vitit 2019 ku humbën jetën 102 persona. Përgjatë këtij sezoni turistik policia nën moton respekto rregullat e qarkullimit e shpëto jetë, çdo ditë ndëshkon me qindra drejtues mjetesh por nga ana tjetër aksidentet nuk po njohin ulje.

Për këtë është ngritur dhe një njësi operacionale por edhe prezenca e tyre nuk po minimizon ngjarjet e rënda rrugore. Vetëm përgjatë 24 orëve të fudndit tre aksidente të rënda u regjistruan në Mirditë Korçë e Vlorë. Në aksin rrugor Rubik-Rreshen një autobuz u përplas me një fuoristradë me targa italiane ndërsa si pasojë e aksidentit humbi jetën 58-vjeçari Hysen Seitaj drejtues i fouristradës.

Pak kohë më pas në orën 19 të mbrëmjes dy auto mjete të tjera u përplasën në rrugën transballkanike në Vlorë duke lënë dy persona të plagosur rëndë. Mëngjesin e kësaj të mërkure në Korçë një automjet përplasi një këmbësor në zonën e terminalit. I riu ende i paidentifikuar u transportua me urgjencë drejt spitalit ndërsa mësohet se gjendja e tij është e rënduar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here