Bilanci dy vjeçar i vettingut, rreth 83 gjyqtarë dhe prokurorë jashtë sistemit

0
137

220 gjyqtarë e prokurorë kanë kaluar në sitën e vettingut nga fillimi i këtij procesi më 1 shkurt 2018 deri në dhjetor të këtij viti.
Komisioni i Pavarur Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë 94 subjekte ndërsa ka shkarkuar nga detyra 83 të tjerë, për 1 subjekt është vendosur pezullimi për një vit nga detyra, ndërsa për 16 subjekte ka përfunduar procesi i vlerësimit pa një vendim përfundimtar.
Numri i të shkarkuarve nga sistemi ka pësuar rritje ndërsa pritet që në sitën e vettingut të kalojnë afërsisht 800 gjyqtarë, prokurorë dhe ndihmesa ligjor në të tri shkallët ë gjyqësorit.
Deri tani shkak për shkarkimin nga KPK janë bërë pasuritë e pajustifikuara të magjistratëve, ndërsa në pak raste komisioneret e vettingut u kanë vënë në pah gjyqtarëve dhe prokurorëve anën profesionale apo dhënie te vendimeve të padrejta.
Por kjo është vetëm filtrimi i parë pasi ne 90 % të rasteve te vendimeve të konfirmuara nga shkalla e parë, Komisioneri Publik ka ushtruar të drejtën e ankimit duke hequr nga sistemi edhe emra të tille si Besnik Muçi, se fundmi i dekretuar nga presidenti si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, anëtari i KLP-së Gentian Osmani si dhe gjyqtare dhe prokurorë të tjerë që kanë kaluar me sukses shkallën e parë por janë rrezuar në KPA .
Gjithashtu shkalla e dyte e vettingut po ecën me ritme më të ulta së shkalla e parë ndërsa numri i vendimeve është i pakët.
Por të gjithë magjistratët e shkarkuar edhe nga shkalla e dytë e vettingut ka i janë drejtuar gjykatës së Strasburgut e cila ka marrë në shqyrtim disa ankesa po pa dhëne një vendim deri tani që do të shërbejë si praktike edhe për subjektet e tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here