Bilanci energjetik, biznesi ul përdorimin e energjisë, eksportet rriten me rreth 90%

0
106

Biznesi ka ulur përdorimin e energjisë elektrike në tremujorin e dytë të vitit. Të dhënat nga Instituti i Statistikave lidhur me bilancin energjetik në tremujorin e dytë tregojnë për një rënie me 3.5 për qind në total të përdorimit të energjisë gjatë kësaj periudhe ku vetëm bizneset kanë një rënie me 7.3 për qind.

“Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në tremujorin e dytë të vitit 2023, u ul me 3,5% duke arritur vlerën 1.479 GWh nga 1.533 GWh që ishte në tremujorin e dytë të vitit 2022. Në rënien e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët kanë ndikuar konsumatorët jo familjarë, ku kemi një ulje të konsumit të energjisë elektrike me 7,3%, ndërsa energjia e konsumuar nga konsumatorët familjarë është rritur me 1,2%”, thuhet në p

blikim.

Rënia e përdorimit të energjisë sinjalizon zakonisht për uljen e ritmit të prodhimit nga bizneset vendase të cilat që nga pandemia e në vijim kanë treguar një tendencë të paqëndrueshme shpesh me ulje dhe rritje të përdorimit në varësi të vështirësive me të cilat përballen.Të tilla kanë qenë rritje e dukshme e kostove të energjisë dhe lëndëve të para, ulja e porosive në grupin e eksportuesve. Të dhënat e tregtisë së jashtme të publikuara nga INSTAT vetëm pak kohë më parë treguan një rënie me 7 për qind në total ku në grupin materiale ndërtimi dhe metale pati një rënie me 30 për qind. Peshën më të madhe në këtë rënie e mban Kurum i cili është përpunuesi i çelikut në vend.

Shkruaj nje koment