Bilanci javor i policisë, janë zhvilluar 17 operacione policore, janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 471 persona

0
124

Policia e Shtetit bën bilancin lidhur me operacionet e zhvilluara gjatë kësaj jave për parandalimin e krimit dhe paligjshmërisë në vend.

Bëhet me dije se në një javë janë zhvilluar 17 operacione policore.

Janë zhvilluar 5 operacione për lirimin e hapësirave publike në plazhe, të zëna padrejtësisht nga pronarë lokalesh apo individë të ndryshëm. Si rezultat, janë proceduar 5 shtetas dhe janë sekuestruar 716 çadra e shezlongë.

Janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 471 shtetas, nga këta: 114 janë arrestuar, 323 janë proceduar penalisht dhe 34 janë shpallur në kërkim.   

Janë kapur në total 30 persona në kërkim, nga të cilët: 27 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar. 

Janë zhvilluar 17 operacione policore të koduara: “Shadoë”, “Driver”, “Autostop”, “Streha”, “Threat”, “Free Road 2”, “Location”, “Zaranika”, “Kubikët”, “Otima”, “Rrjeta”, “Grabiani”, “Stafeta”, “Post Office”, “Perimetri 187”, “Restart 11” dhe “Restart 11” (vijim).

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Zaranika”, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe vunë në pranga autorin e vrasjes së shtetases J. E., të ndodhur më 30.07.2022, në Elbasan;

Sekuestrohen nga Policia e Korçës, në kuadër të operacionit “Restart 11”, 101 kg kanabis të fshehura në shufra plastike, në rimorkion e një kamioni, me qëllim trafikimin e saj drejt Turqisë, vihen në pranga 3 shtetas.

Finalizohet nga Policia e Shtetit, operacioni policor i koduar “Shadoë”- Përdorte rrjetet sociale për thirrje për kryerjen e veprave me qëllime terroriste, vihet në pranga;

Strukturat e DVP Tiranë finalizojnë “Driver”, për goditjen e armëmbajtjes pa leje- Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, krehër dhe municion luftarak; vihet në pranga drejtuesi i automjetit ku u gjetën arma dhe municioni luftarak, procedohen penalisht 2 pasagjerët;

Shërbimet e Policisë kanë vijuar edhe

edhe gjatë kësaj jave, kontrollet në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

“Rrjeta”/Tropojë- Qarkullonin me rreth 8 kilogramë kanabis dhe armë zjarri në automjet, vihen në pranga 3 shtetas;

“Kubikët”/Krujë-Kultivoi në tokën në pronësi të tij, 300 bimë kanabisi në kubikë, vihet në pranga;

“Autostop”/Tiranë-Sekuestrohen 3.4 kg kanabis; vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë;

“Grabiani”/ Divjakë- Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis, vihen në pranga 2 shtetas;

Shkruaj nje koment