Bill Clinton viziton Shqipërinë, zbardhet axhenda e ish-presidentit amerikan

0
106

Ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton do të vizitojë për herë të parë Tiranën. Clinton mbërrin në Tiranë pasditen e 3 korrikut.

Në orën 19:00 do të pritet nga kryeministri Edi Rama në një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë, me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve.

Rama dhe Clinton

do të bëjnë një parakalim ceremonial dhe do të nderojnë flamujt e dy vendeve.

Në orën 19:25 do të zhvillohet ceremonia e nderimit të Presidentit të 42 të SHBA-ve Bill Clinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike” që do të pasohet nga fjalimi i Presidentit.

Shkruaj nje koment