BIRN: Rama e quan ‘kinezëri’ Kodin Zgjedhor dhe vendos rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve

0
108

Kryeministri Edi Rama deklaroi të mërkurën se qeveria kishte vendosur të akordonte 5 mijë lekë shtesë për pensionistët muajin e ardhshëm, ndonëse sipas ekspertëve kjo bie ndesh me Kodin Zgjedhor dhe lidhet me zgjedhjet vendore që do të zhvillohen më 14 maj.

“Pensionistët do të ketë 5 mijë lekë të reja ose 50 mijë lekë (të vjetra) që do të shkojnë në drejtim të tyre bashkë me pensionet që do të marrin herën e ardhshme,” tha kryeministri pas mbledhjes së qeverisë, ku premtoi gjithashtu rritje pagash për administratën.

Kodi Zgjedhor ndalon që katër muaj para zgjedhjeve dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara – ku përfshuhet edhe rritja e pensioneve dhe pagave – por Rama e quajti atë një “kinezëri partish”.

“Qendresa qytetare”, sjellja e kryeministrit duhet të hetohet dhe penalizohet nga KQZ.

“Ky është një veprim i kryeministrit në shkelje të Kodit Zgjedhor, i cili duhet të hetohet administrativisht nga KQZ, të pezullohet rritja para zgjedhjeve lokale të 14 majit dhe të merret masa administrative ndaj Kryeministrit,” tha Xhemollari.

Ai shtoi gjithashtu se ky është veprimi i disatë i qeverisë “Rama” ku shfrytëzohen burimet publike dhe taksat e përbashkëta për të avantazhuar Partinë Socialiste në periudhën parazgjedhore, si rasti i rritjes së pagave të mjekëve apo skema e rimbursimit të naftës për bujqësinë.

Përdorimi i burimeve njerëzore dhe fondeve publike për fushatë zgjedhore është një nga problematikat më të mëdha të proceseve zgjedhore në Shqipëri.Pavarësisht ndalimeve me ligj, partia në pushtet është kritikuar në raportet e vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve se ka përdorur asetet publike në funksion të fushatës partiake.

Krasniqi rikujton paralajmërimet e ODIHR që t’i jepet fund praktikave të tilla abuzive. Sipas tij, qeveria duhet të jetë asnjanëse në zgjedhje lokale, pasi nuk është pjesë e votëbesimit.

“Qeveria ka për detyrë të krijojë standarde cilësore zgjedhore dhe kjo kërkon një distancim të qartë nga akte politike dhe administrative në funksion elektoral, evitimin e përdorimit të administratës në fushatë dhe evitimin e eventeve politike në funksion të fushatës,” përfundoi ai. Reporter.al

Shkruaj nje koment