BIRN: Reduktohet popullsia në Shqipëri, shumica e të larguarve të rinj

1
127

Popullsia në Shqipëri ra me mbi 36 mijë vetë ose 1.3% e totalit gjatë vitit 2022, rënia më e madhe e shënuar ndonjëherë që nga koha e Luftës së Dytë Botërore. Të dhënat e publikuara së fundmi nga Instituti i Statistikave tregojnë se popullsia rezidente në vitin 2022 vlerësohet të jetë 2.79 milionë banorë, nga 2.83 milionë që vlerësohej në vitin 2021.

Popullsia e Shqipërisë ka qenë në rënie të vogël që prej vitesh, por ritmi i rënies, sipas vetë vlerësimeve të INSTAT, është përshpejtuar në mënyrë dramatike gjatë vitit të fundit. Në vitet 2018 e 2019, ritmi i rënies vjetore ishte respektivisht 0.2 dhe 0.3% por ai u përshpejtua në 0.6% në vitet 2020 dhe 2021 për të shpërthyer në 1.3% në vitin e kaluar.

Instituti i Statistikave vlerëson popullsinë vjetore duke marrë parasysh numrin e lindjeve dhe të vdekjeve, si dhe një vlerësim mbi migrimin e popullsisë. Gjatë vitit të kaluar, lindjet në Shqipëri ishin lehtësisht më të larta se sa vdekjet dhe kjo do të thotë se rënia e popullsisë ka ardhur tërësisht si pasojë e emigrimit

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here